Loading...

TETORI, MUAJI I SIGURISE KIBENETIKE, SHOQATA SHQIPTARE KIBERNETIKE ME NDIHMEN E AMBASADA AMERIKANE SJELL NJE VARG AKTIVITETESH PER VETEDIJESIM.

Tetori,muaji i ndërgjegjësimit mbi sigurinë kibernetike rikthen vëmendjen tek sfida e të qenit i mbrojtur online. Në kohën kur interneti prekë çdo aspekt të përditshmërisë tonë, Shoqata Shqiptarë Kibernetike (ACA), vazhdon traditën e mbështetjes me një sërë masash për mbrojtjen e sistemeve, rrjeteve dhe programeve nga sulmet digjitale per mediat, shoqerin civile dhe institucionet e vendit.

Projekti “Media të Pavarura-Qëndrueshmëria e Sigurisë Kibërnetike”, i mbështetur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, iu ka ofruar mediave dhe shoqërisë civile një mundësi të jashtëzakonshme në mbrojtjen e sisteme të tyre onlinë, në kohën kur mediat janë bërë cak i vazhdueshëm i sulmeve kibernetike.

Nga një numër mbi 300 aplikantësh janë përzgjedhur 20 media dhe OJQ, me të cilat dë zhvillohen disa aktivitete, nisur me trajnimin e specializuar në WORDPRESS, ELEMENTOR DHE MENAXHIMI I SIGURISË NË TË, për të vazhduar me ngritjen e kapaciteteve të sigurisë kibernetike,testimin e sigurisë në webfaqet  eksistuese dhe në përgjithësi në insfrastrukturë të brendshme te target grupit.

Me gjithë kufizimet në numrin e përfituesve, Shoqata Shqiptare Kibernetike mbetet e përkushtuar dhe e hapur  për kontribuim, rrjetizim, zgjidhje të problemeve, ide&sugjerime dhe bashkëpunim me të gjitha mediat e tjera që hasin në vështirësi ose që kanë dobësi në rrjetin e tyre online.

Çka ofron ky projekt për mediat dhe fushën e sigurisë kibernetike?

-ACA me partner do të bëjë testim, auditim, dhe indentifikim të dobësive potenciale në mediat online, OJQ dhe webfaqet e tyre.

-Gjatë Tetorit do të bëhet auditimi i infrastrukturës kompjuterike per mediat dhe OJQ e rrezikuara si dhe do të trajnohet stafi në mbrojtjen e të dhënave private dhe zyrtare.

– Behet publike thirrja per Femrat ne Siguri Kibernetike per te aplikuar per cmimin ‘Women in Cyber ‘Game Changer’, e hapur per gjinine femrore ne Republiken e Kosoves.

– Organizohen puntori ne Universitete Publike dhe kolegje private per te selektuar kandidatet qe do marrin pjese ne Garen ‘THE DAY WHEN HACKING IS LEGAL VII’. Ate dite kur Hakimi eshte legal I mbledh te rinjet ne Kosove me njohuri ne testime te sigurise kibernetike per te identifikuar dhe raportuar dobesi. Ne kembim ata shperblehen me nje buxhet prej $20’000

-Janë 45 orë akademike të trajnimit të specializuar në WORDPRESS, ELEMENTOR DHE MENAXHIMI I SIGURISË NË TË për punonjësit përgjegjës në menaxhimin e uebfaqeve.

Shoqata Shqiptare Kibernetike e mbështetur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë  në aktivitetet për ndëregjegjësimin e mediave, shoqërisë civile po edhe institucioneve private e publike, do të kulmoj me aktivitetin më të rëndësishëm  të fushës së sigurisë kibernetike në vend dhe rajon, konferencen tre ditore “Cyber ZERO”.  Aty shpalosën temat më aktuale të sigurisë kibernetike me ekspertët më të njohur të sigurisë online në vend dhe në botë. Folës nga Facebook, Google, Microsoft dhe kompani tjera prestigjioze të fushës janë partnerët e përhershëm të komunitetit tonë dhe si rrjedhojë debati për këto tema do të ofrojë konkluza të rëndësishme mbi mbrojtjen e mëtutjeshme në internet.

GARA E HAKËREVE e ruan edhe më tëj origjinalitetin e saj, por është pasuruar me ida e sfida të reja.

BOUNTY prej $20’000  ndahet për hakerët plisbardhë, në këmbim të raportimit të dobësive në mediat dhe ojq-të që tashmë janë selektuar nga ACA dhe Ambasada Amerikanë në Prishtinë.

Siguria kibernetike është një nga sfidat e rëndësishme në botën bashkëkohore dhe Shoqata Kibërnetike Shqiptare është e vetëdijshme mbi rolin e madh që ka femra në kibernetikë.  Prandaj të gjitha femrat në Kosovë, që kanë karrierë në fushën e sigurisë kibernetike, apo kanë zhvilluar ndonjë produkt që ka kontribuar në ngritjen e kapaciteteve të sigurisë kibërnetike, hulumtim  a zgjidhje në këto sfida “Cyber ZERO” ndanë çmimin “THE CYBERSEC WOMEN GAME CHANGER”.

Ditët e javët në vazhdim do të jenë plot sfida e befasi për komunitetin e sigurisë kibernetike dhe mediat. Detajet tjera do të bëhen publike me kohë,por ajo që tashmë është e padiskutueshme është fakti se Shoqata Shqiptare Kibernetike.

Me te rejat rreth konferences.

Home

Konference kjo qe vazhdon ta mbajë Prishtinën kryeqendër të rajonit në fushën e sigurisë kibernetike dhe privatësisë.